“Gati për sezonin e ri”, Jasir Asani premton spektakël: Më të fortë se kurrë, do të jetë viti ynë

Viti 2023 ishte i Jasir Asanit për lojtarët e Kombëtares shqiptare. Sallaksi magjik mori një ftesë të papritur nga Sylvinho kur dukej se shpresat kishin humbur. Besimin e brazilianit Asani e vlerësoi në maksimum dhe në fushën e lojës shkëlqeu duke shënuar 3 gola magjik që i dhanë një dorë të madhe kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024.

Asani po përgatitet për nisjen e sezonit të ri në Korenë e Jugut, aty ku me ekipin e tij Gwangju do të synojë të arrijë suksesin e rradhës. Me një postim në Facebook ai shprehet se ky vit do të jetë i tyre, ndërsa nuk harron as flamurin kuqezi.

“Jemi gati për sezonin e ri, më të fortë se kurrë më parë. Do të jetë viti ynë”, shkruan Asani.


Shtuar 22.02.2024 22:28