Gara 3 mijë metra, Luiza Gega renditet e 8-ta

Nuk ka mrekulli në Botërorin e Atletikës, por Luiza Gega mbetet krenari.

Pavarësisht dëmtimit, Gega nuk stonoi në garën e 3000 m me pengesë, duke u renditur në vendin e tetë. Atletja kuqezi e mbylli garën e sajë me kohën 9 minuta, 10 sekonda, 27 të qindtat.

Kjo është koha më e mirë sezonale e atletes shqiptare, duke humbur vendin e shtatë për vetëm 1 të mijtat më shumë se rivalja nga Uganda.

Gjatë finales, atletja kuqezi ishte përgjatë gjithë kohës mes rivaleve më të mira, ndërkohë që në mesin e garës humbi terren nga kreu.

Në fund arrin të rikuperojë disa pozicione, duke dalë e teta, ndonëse synonte vendin e shtatë.

Fituese e medaljes së artë në këtë finale doli atletja Uinfred Javi e Bahrein, me kohën 8’54”29.


Shtuar 27.08.2023 21:56