Sipas Interit, Galatasaray i ka ofruar një kontratë trevjeçare Alexis Sanchez.
Megjithatë, El Nino Maravilla nuk duket i interesuar për një transferim në Turqi dhe është në pritje të ofertave të tjera nga klube të mëdhenj evropianë.
Për momentin, gjithçka duket e qetë, madje edhe Marseille që kishte shfaqur interes ditët e fundit, nuk po lëviz.
Sanchez ka ende edhe një vit kontratë me Nerazzurrët, të cilët nuk kanë në plan ta përfshijnë atë në skuadër për sezonin e ardhshëm. /albeu.com