Gafë e Federatës së Kamerunit, lë jasht Choupo-Moting pasi dërgon gabimisht email-in

Një gabim qesharak i Federatës Kamerunase të Futbollit ka lënë jashtë grumbullimit me ekipin përfaqësues sulmuesin e Bayern-it Erix Maxim Choupo-Moting.

Një email i dërguar në postën e gabuar ka bërë që Choupo-Moting të humbasë kombëtaren, ndërkohë që në lidhje me gjithë këtë histori ka folur edhe babai i sulmuesit. Camille Just Choupo-Moting është shprehur për TV Naja:

“U kontaktova nga federata për të zbuluar se çfarë po ndodhte. Kontaktova më pas me Bayern Munich dhe ata më konfirmuan se nuk kishin marrë një ftesë. Mesa duket ata e dërguar ftesën në adresën e gabuar të postës elektronike dhe nuk e vunë re deri të hënën. Është një mungesë profesionalizmi ,theksoi i ati i futbollistit.

Shtuar 23.03.2021 10:03