Befason Reali, ofron 30 milion euro për yllin e Liverpoolit

Real Madridi së fundmi është interesuar për mesfushorin e Liverpoolit, Naby Keita.

Sipas Todofichajes, gjiganti spanjoll do ofrojë plotë 30 milionë euro për shërbimet e mesfushorit.

Keita u transferua te Liverpool në vitin 2018, por shkaku i lëndimeve të shpeshta ka bërë vetëm 75 paraqitje për klubin anglez.

Sidoqoftë, fakti që Liverpool shpenzoi 60 milionë euro për nënshkrimin me lojtarin, atëherë assesi s’do pranojë ofertën e Real Madridit, skuadër me të cilën përballen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sipas këtij raporti, Liverpool kërkon 40 milionë euro, ndryshe nuk do pranojë shitjen e Keitas, i cili është ende i ri dhe ka kohë që të rigjejë formën në “Anfield”.

Pritet të shihet nëse lojtari do jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj “Los Blancos”.

Shtuar 23.03.2021 10:03