“Je bërë një hale”, plas keq mes Arjan Konomit dhe Meridian Ramçaj (FOTO LAJM)

Nuk është hera e parë që dy opinionistët e “Big Brother”, Meridian Ramçaj dhe Arjan Konomi, debatojnë ashpër me njëri-tjetrin.

Ata janë përplasur shpesh në studio, por duket se deklarata e fundit e Meridianit i nxehu më keq gjakërat e tyre.

Gjatë emisionit ka ndodhur një debat i ashpër mes Arjan Konomit dhe Kristianit, njërit prej djemve konkurrentë, ku janë zbuluar të vërteta të emisionit dhe lidhjeve të fshehta, megjithatë s’dihet nëse ky debat do të transmetohet.

Sipas Meridianit, Konomi është shprehur se nëse ky debat do të transmetohet në ekran, ai do të largohet nga “Për’puthen”.

Pas kësaj deklarate, Arjani ka reaguar ashpër në llogarinë e tij në Instagram.

“Ti njeri me atë emër qesharak Merdan, Je bërë një hale ku personazhet tanë përmjerin fekalet e tyre, me të cilat ti mbush gojën dhe i gëlltit me aq shumë shije. Mirënjohje për këtë rol kaq të dobishëm.”- shkruan ai.

Ky status ka marrë edhe një kundërpërgjigje nga Meridiani:

“Intelektualit” të vetëquajtur me mbiemrin aq mirë të përshtatur, Kondomi! Nuk e di, mllefi vjen nga hormonet e pashfryra apo terrori e ka kapur në palcë nga zbulimi i të vërtetës? Në fakt, ka të drejtë të mërzitet: 3 dalje në opinion ia kaluan në vëmendje një viti që leh çdo ditë e vjell vrer. Jam kurioz ta di kush ka qenë redaktor i veprave të këtij mjeshtri që fjalor ka atë të rrugëve dhe keqardhje për ata që kanë harxhuar kohë dhe para duke blerë pallavra deliresh. Gëzuar i ndjerë festën e Nevruzit, qetësi e paqe me veten tuaj. Epoka juaj ka kaluar, na jepni pak ajër se na mbytët në erë krome. Shekspiri do të shkruante për dramën tuaj : Shumë lotë dhe asgjë.”- ka thënë ndër të tjera ai.

Shtuar 23.03.2021 10:03