UEFA bëri një gafë dje që nuk shpëtoi pa u dokumentuar nga fansat e futbollit.
Ata po njoftonin tifozët rreth biletave për Superkupën e Europës, një ndeshje e cila është planifikuar të luhet më 10 gusht në Helsinki, ku në finale do të jetë Real Madrid, fituesi i Champions League dhe Eintracht Frankfurt, fituesi i Europa League.
Gabimi i UEFA-s ishte se në vend të Frankfurt, ata përmendën Romën, fituesen e Conference League. Megjithatë, zyrtarët e mediave sociale të UEFA-s e kuptuan shpejt gabimin e tyre dhe shpejtuan ta korrigjojnë postimin, megjithëse dëmi tashmë ishte bërë viral në mediat sociale./ h.ll/albeu.com
?️ UEFA Super Cup tickets go on sale next Tuesday 19 July – @RealMadrid vs @Eintracht.
?? Helsinki Olympic Stadium
?️ Wednesday 10 August 2022Full #SuperCup ticket details: ⬇️
— UEFA (@UEFA) July 14, 2022