Senegali është duke udhëhequr momentalisht me rezultat 1-0 në sfidën ndaj Kamerunit, në kuadër të Kupës së Kombeve të Afrikës.
Goli i cili u shënua nga Ismaila Sarr (16’) erdhi si pasojë e një gabimi nga portieri i Manchester United, Andre Onana.
Kjo ishte ndeshja e parë e Onanas pasi humbi ndeshjen hapëse ndaj Guinesë, për shkak të angazhimit me “Djajtë e Kuq”.
Onana ka përjetuar një start të vështirë me shumë gabime tek Manchester United pasi iu bashkua atyre nga gjiganti italian Inter.
Gabimet e tij shpeshherë i kushtuan me pikë Unitedit, dhe tani siç duket e njëjta po ndodh edhe me shtetin e tij.
Në rast humbje, Kameruni do të mbetej me vetëm një pikë dhe do t’i afrohej eliminimit nga Kupa e Kombeve të Afrikës.
Onana një kohë kishte lajmëruar për pensionimin e tij nga kombëtarja e Kamerunit për shkak të problemeve me trajnerin, mirëpo më vonë kishte hequr dorë nga ky vendim dhe ishte rikthyer në dispozicion të shtetit të tij përsëri./Telegrafi/
You don’t know ball if you blame Onana for this goal..??#AFCON2023 #AFCON
— Ibukun Aluko (@IbkSports) January 19, 2024