Futbolli i Brazilit dominon në “Copa Libertadores”

Klubet braziliane e kanë dominuar futbollin në Amerikën e Jugut, ndërsa tani dy skuadra nga ky shtet do të luajnë në finale të “Copa Libertadores”.

Flamengo dhe Palmeiras të shtunën do të ballafaqohen në Montevideo.

Një skuadër braziliane do ta fitojë epitetin e më të mirit në Amerikën e Jugut për herën e tretë rresht dhe për herë të tetë që prej vitit 2010.

Flamengo e ka fituar trofeun në vitin 2019. Palmeiras është kampion në fuqi falë fitores 1:0 kundër rivalit lokal Santosit.

Garën “Copa Libertadores” skuadrat e Brazilit e kanë fituar 21 herë në histori krahas 25 titujve të fituar nga skuadrat nga Argjentina.

Dominimi i klubeve braziliane përfshinë edhe garën “Copa Sudamericana” që u fitua nga Athletico këtë javë.

Ky vit shënon herën e parë kur të gjitha katër skuadrat e këtyre kupave vijnë nga i njëjti shtet.


Shtuar 26.11.2021 20:02