Fundi i një epoke të lavdishme! (FOTO LAJM)

Për herë të parë që nga edicioni 2004-05, as Cristiano Ronaldo dhe as Lionel Messi nuk janë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, duke shënuar ndoshta fundin e një epoke të lavdishme.

Juventusi u eliminua nga Porto duke iu falënderuar golave si mysafir pas vazhdimeve ndërsa Barcelona nuk arriti të përmbyste humbjen 4-1 të PSG-së në shtëpi.

Messi shënoi një gol mahnitës në Paris, por gjithashtu e humbi penalltinë e cila u devijua nga portieri Keylor Navas.

Në sezonin 2004-05, Messi bëri vetëm një paraqitje për Barcelonën në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve,  në një humbje 2-0 ndaj Shakhtar Donetsk më 7 dhjetor 2004. “Blaugranët” u eliminuan në pengesën e parë në atë sezon.

Sa i përket Ronaldos, ai luajti shtatë ndeshje për Manchester United atë vit, duke siguruar dy asistime dhe pa shënuar asnjë gol.

“Djajtë e Kuq” u eliminuan nga Milani në fazën 1/16 të kësaj gare.


Shtuar 11.03.2021 17:29