Në merkaton e dimrit që ka nisur, menaxherët, agjentët, avokatët apo përfaqësuesit e futbollistëve do të mund të vazhdojnë punën pa u respektuar rregulloret e reja të organit drejtues të futbollit botëror, të cilat hynë në fuqi më 1 Tetorin e kaluar, por që për shkak të vendimit të fundit, nuk u zbatua kurrë në praktikë.
Nga Zyrihu qarkorja numër 1873 iu dërgua të gjitha federative. Kështu, menaxherët do të jenë ende në gjendje të punojnë për të gjitha palët e përfshira në një transaksion dhe nuk do të kenë kufij komisionesh të vendosura nga FIFA.
Më 1 Tetor FIFA përcaktoi edhe shifrat. Për ata që përfaqësojnë lojtarin ose ekipin blerës, 5% e pagës së klientit nëse është nën 180,000 Euro bruto dhe 3% nëse e kalon këtë prag.
Në rastin e përfaqësimit të dyfishtë (futbollisti dhe klubi blerës) 10% me pagë nën 180.000 euro dhe 6% nëse e kalon këtë prag. Për agjentin që përfaqëson klubin shitës, komisioni maksimal është 10% e vlerës së operacionit.
Kjo lëvizje e FIFA-s në momentin e fundit nuk është gjë tjetër vetëm se një reflektim i mirë me sens ekonomik për t’i paraprirë efekteve që mund të ketë vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë për Super Ligën.
Është dyshuar për një padi të mundshme nga menaxherët me pretendimin se FIFA po abuzonte me pozicionin dominues të saj në futboll dhe kjo do të sillte miliarda në dëmshpërblim të FIFA-s ndaj tyre.
/GazetaSinjali/