ZYRTARE/ Klubet e mëdha krijojnë Super Ligën europiane, 12 skuadrat që marrin pjesë

 U zbulua gjatë ditës së diel dhe tashmë gjithçka është zyrtare. 12 klube të mëdha europiane kanë krijuar Superligën Europiane.

Zyrtarizimi ka ardhur pak para mesnate, teksa janë 12 klube të cilat kanë pranuar krijimin e ligës së re, ndër të cilat 6 nga Anglia ku përfshihen Mançester Junajtid, Mançester Siti, Liverpuli, Totenhemi, Arsenali dhe Çelsi, 3 nga Italia ku përfshihen Interi, Milani dhe Juventusi dhe 3 nga Spanja ku përfshihen Atletiko Madrid, Real Madrid dhe Barcelona.

Do të jetë një ligë e përbashkët ku do të luhet ndeshje çdo mesjavë dhe ndarja të bëhet në 4 grupe me nga 12 ekipe, ku katër skuadrat më të mirat do të përballeshin më pas në raundet e tjera për të fituar trofeun.

Skuadrat në Francë dhe Gjermani deri tani kanë refuzuar dhe nuk dihet se nëse do të bashkohen më vonë ose jo. Ky veprim mund të sjellë një rrënim të UEFA-s si në aspektin organizativ ashtu dhe në aspektin ekonomik, pasi dihet se Champions-i është kompeticoni më i madh dhe fitimprurës për klube në botë.

FORMATI:

Do të marrin pjesë 20 klube, 15 klubet themeluese dhe pesë ekipe të tjera shtesë që do të klasifikohen çdo vit bazuar në performancën e sezonit të kaluar.

Të gjitha ndeshjet do të luhen gjatë javës, të gjitha klubet do të vazhdojnë të garojnë në ligat e tyre përkatëse kombëtare, duke ruajtur kështu kalendarin.

Sezoni do të fillojë në gusht me pjesëmarrjen e klubeve në dy grupe me nga 10, të cilët do të luajnë ndeshje vajtje-ardhje, 3 më të mirët nga secili grup do të kualifikohen automatikisht në çerekfinale. Skuadrat që përfundojnë të 4 dhe 5 do të luajnë një “play-off” shtesë me dy ndeshje

“Play-off” me dy ndeshje do të luhen nga çerekfinalet për të arritur në finale, e cila do të luhet si një lojë e vetme në maj në një vend neutral.


Shtuar 19.04.2021 08:46