“Superliga Europiane?”, Joan Laporta: Do fitonim një thes me para, pres ta nisim në vitin 2025

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta nuk e ka në plan që të ndalet përsa i përket çështjes së Superligës Europiane.

Numri një i katalanasve ende beson te ky projekt, diçka të tillë që e përforcon së fundmi.

Në një intervistë të dhënë për “Mundo Deportivo”, Laporta thotë se edhe pse ka shumë që janë kundër Superligës, ai, Juventusi dhe Real Madrid po presin vitin 2025 për ta nisur.

“Nëse do ta kishim nisur këtë projekt që në ditën e parë kur e publikuam, atëherë do të kishim fituar një thes me para. Unë besoj se Superliga do të jetë një kompeticion shumë interesant. Pres që ta nisim në vitin 2025”, është shprehur Joan Laporta.


Shtuar 23.03.2024 17:21