Frika e Mancinit: Dua të shmang Portugalinë e Cristiano Ronaldos në play-off

“Nëse arrijmë në mars dhe jemi pa lëndime, mund të takojmë këdo. Nëse vërtet duam ta heqim një, do të thosha Portugalinë”, tha fillimisht Mancini

Cristiano Ronaldon nuk e do trajnerin Mancini , i cili gjatë prezantimit të librit të Marino Bartoletti, “Rikthimi i zotave”, foli për Italinë e tij.

“Është një ditë e veçantë, shpresonim të kualifikoheshim tashmë në Kupën e Botës, por duhet të dimë ta pranojmë verdiktin e fushës. Do ta luajmë sepse i kemi akoma mundësitë. Është një periudhë negative, skuadra është e shkëlqyer dhe nuk fitoi një evropian rastësisht dhe ne merituam duke mundur ekipe më të forta”, shtoi trajneri. /albeu.com/


Shtuar 16.11.2021 21:27