Franca ka arritur të shpallet kampione e Nations League duke mposhtur me përmbysje Spanjën në San Siro.
Në pjesën e parë të dyja skuadrat u treguan shumë të kujdesshme duke e bërë lojën në mesfushë, e rastat u numëruan me gishtat e njërës dorë.
Pjesa e dytë nisi ndryshe, skuadrat u hapën duke sulmuar dhe kërkuar golin.
Spanja do të zhbllokonte rezultatin në minutën e 64 me Oyarzabal, por ende pa përfunduar festën e golit, Karim Benzema do të shënonte një euro gol duke barazuar sërish rezultatin.
“Gjelat” do rimarrin kontrollin e fushës dhe do të shënojnë sërish me Mbappe në minutë e 80 duke përmbysur gjithçka.
Rezultati i ngushtë, 1-2 do të ishte përfundimtari në këtë finale me Francën që fiton për herë të parë këtë trofe të rëndësishëm Evropian. /albeu.com