Depay udhëheq Holandën në fitoren e thellë ndaj Malit të Zi (VIDEO)

Holanda ka arritur të mposhtë me rezultatin e thellë 4-0 Malin e Zi, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të botërorit, Katar 2022.

Golin hapës për ‘tulipanët’ e shënoi Memphis Depay nga pika e penalltisë në minutën e 38-të, gol me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, holandezët realizuan edhe tre gola të tjerë.

Depay shënoi golin e tij të dytë në minutën e 62-të, gjersa Wijnaldum (70′) e Cody Gakpo (76′) realizuan golat final për të mbyllur ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 4-0.

Në grupin B tashmë është duke u zhvilluar një luftë për vendin e parë, teksa Turqia prin me 11 pikë të mbledhura, Holanda pozicionohet e dyta me 10 pikë të mbledhura, aq sa ka edhe Norvegjia.


Shtuar 4.09.2021 22:53