Foto hot me gazetaren, e pëson keq presidenti i ekipit rus (FOTO LAJM)

Rostislav Murzagulov, kryetari i bordit të drejtorëve të klubit të futbollit Ufa, është larguar nga detyra vetëm një ditë pasi publikoi fotografi nga një sesion fotografik me gazeteren e sportit Ulyana Trigubchak.

Në deklratën e tij Murzagulov është shprehur se ai ishte i gatshëm të përballej me efektet e këtij sesioni fotografik dhe tmerrin që ata do të shkaktonin në Baskiria, një provincë e Rusisë qendrore e cila ka një popullsi të madhe myslimane.

‘’Unë e dija që  Baskirian konservatore  do të më dënonin për këtë sesion fotografik. Isha pothuajse i sigurt se do të largohesha  nga udhëheqja e Ufas.” është shprehur Murzagulov.

Sidoqoftë, Murzagulov, i cili ka qenë në krye që nga gushti i vitit 2020, nuk specifikoi nëse u pushua nga puna apo dha dorëheqjen, megjithëse ai publikoi një letër dorëheqjeje, duke thënë se shumë e donin atë jashtë ekipit.


Shtuar 3.06.2021 09:12