Max Verstappen dhe Lewis Hamilton sot e kanë betejën e tyre vendimtare dhe të fundit në një nga sezonet më interesante në histori të Formula 1, ku do të nisen së bashku me njëri-tjetrin në rreshtin e parë të garës në Çmimin e Madh të Abu Dhabi.
Të dy shkojnë në garën e fundit të sezonit me nga 369.5 pikë – vetëm hera e dytë që dy pilotë të kenë pikë të barabarta në garën e fundit. Hera e fundit që kishte ndodhur diçka e tillë ishte viti 1950.
Çfarëdo që të ndodhë, historia do të shkruhet – ose 36-vjeçari Hamilton do ta fitojë titullin e tij të tetë botëror dhe do të bëhet piloti më i suksesshëm i sportit ndonjëherë duke tejkaluar Michael Schumacherin. Ose, 24-vjeçari Verstappen do të fitojë titullin e tij të parë për të sjellë një epokë të re.
Verstappen ka avantazhin pasi mori pole-position me Red Bullin e tij me një xhiro mjaft të jashtëzakonshme të shtunën që la Hamiltonin dhe Mercedesin pa frymë dhe që do të niset nga vendi i dytë.
“Max bëri një punë të shkëlqyeshme në atë xhiron e fundit”, tha Hamilton, duke pranuar se nuk kishte asnjë mundësi që ta arrinte atë.
Por beteja është shumë larg nga përfundimi, sepse gara është pothuajse aq e përgatitur sa mund të jetë në atë që në thelb është një garë që fituesi i merr të gjitha. Gara zhvillohet nga ora 14:00.