Nesër do nis Kampionati Evropian “Euro 2020”, ku sfida hapëse do jetë Turqi – Holandë.
Sidoqoftë, në këtë Kampionat Evropian disa top yje kryesore do mungojnë shkaku i lëndimit, përcjellë lajmi.net.
SunSport ka përpiluar formacionin më të mirë me yjet që do mungojnë në “Euro 2020”.
Marc Andre ter Stegen
Ylli i Barcelonës ka pësuar lëndim në gju. Si rezultat, Kombëtarja e Gjermanisë duhet t’ia dal vetëm me Manuel Neuer dhe Bernd Leno.
Trent Alexander-Arnold
Mbrojtësi i Liverpoolit u lëndua në miqësoren ndaj Austrisë.
Ai u detyrua të largohet në fushë, derisa Southgate tani ka tre lojtarë në atë pozitë, Kyle Walker, Kieran Trippier dhe Reece James.
Serio Ramos
Për herë të parë në histori, asnjë lojtarë i Real Madridit nuk do jetë te Kombëtarja e Spanjës.
Ramos ka munguar shumicën e ndeshjeve këtë edicion me “Los Blancos”, derisa Spanja e ka zëvendësuar me Aymeric Laporte.
Virgil van Dijk
Tjetër yll i Liverpoolit që ka humbur sezonin pas një lëndimi në tetor.
Shkaku i dëmtimit të ligamenteve, kapiteni i Holandës do mungojë.
Ai gjithashtu ka munguar në Euro 2016 dhe Kupën e Botës, kësisoj Van Dijk ende nuk ka përfaqësuar Holandën në turne.
Ferland Mendy
Tjetër lojtar i Real Madridit që nuk shfaqet në Euro.
Ai pësoi lëndim muajin e kaluar dhe si rezultat nuk u përfshi në skuadrën e Francës.
Domink Szoboszlai
20-vjeçari shihet si një ndër lojtarët më të mirë në Hungari për dekadën e fundit.
Por, ai dështoi të shërohet nga lëndimi dhe kësisoj do mungojë.
Sergio Busquets
Mesfushori i Barcelonës ishte lojtari i parë që doli pozitiv me COVID-19.
Kështu që derisa të del negativ, do mungojë me Spanjën.
Nicolo Zaniolo
Italiani ka pësuar lëndim në ligamente me Romën në shtator.
Ai shpresonte të rikthehet në kohë, mirëpo shkaku i disa lëndimeve tjera, tani duhet të pres deri në Katar 2020 për të përfaqësuar Italinë.
Mason Greenwood
Një lëndim i papritshëm bëri që Greenwood të tërhiqet nga lista e Gareth Southgate për Euro 2020.
Zlatan Ibrahimovic
Pas një rikthimi në Kombëtare në moshën 39-vjeçare, ylli i Milanit pësoi lëndim në gju.
Ikona suedeze ka shënuar 62 gola në 118 ndeshje për Suedinë, por fatkeqësisht do mungojë në “Euro 2020”, që më shumë gjasa është Kampionati Evropian i fundit për të.
Ansu Fati
Talenti premtues i Barcelonës pësoi lëndim gjatë muajit nëntor në gju.
Që nga atëherë ka bërë tre operacioni, që nuk e lejuan të këtë asnjë minutë me Spanjën.
Por, Fati pritet të rikthehet në formë dhe në atë mënyrë të fitojë ftesën e Enrique për Katarin 2022.