Formacionet zyrtare Francë-Marok: “Gjelat” kërkojnë kupën e dytë radhazi, Maroku në kërkim të mrekullisë

Franca do të ndeshet në orën 20:00 ndaj Marokut, ndeshje e vlefshme për një biletë në finalen e Kupës së Botës, ku Argjentina është duke pritur kundërshtarin.

Franca do të startojë sot pa Rabiot, i cili është ftohur dhe nuk është në dispozicion. Deschamps ka projektuar formacionin më të mirë të mundshëm, ku sytë dhe shpresat janë te Mbappe, dhe pse jo te Giroud që nuk di të ndalet.

Maroku mbështetet te treshja Hakimi-Ziyech-Amrabat. Maroku ka fituar zemrat e shumë tifozëve të futbollit, ku me performancën e tyre kanë bërë historinë duke shkuar deri në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, por tashmë ata kërkojnë të jashtëzakonshmen, finalen./ h.ll/albeu.com

Formacionet zyrtare


Shtuar 14.12.2022 18:45