Formacionet zyrtare: Arsenali për rikthim, Porto për befasi

Arsenal do të jetë nikoqir i Portos sot (e martë) me fillim nga ora 21:00 në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë e zhvilluar tri javë më parë në Portugali kishte përfunduar me fitore minimale 1-0 të Portos.

Mikel Arteta në këtë takim do të vuajë mungesën e yllit brazilian Gabriel Martinelli i cili u lëndua ndaj Brentfordit në Ligën Premier.

Porto në anën tjetër do të jetë pa shërbimet e Mehdi Taremit i cili është jashtë fushave për shkak të lëndimit.

Formacionet zyrtare:

Arsenal: Raya, White, Saliba, Magalhaes, Kiwior, Odegaard, Rice, Jorginho, Saka, Havertz, Trossard.

Porto: Costa, Wendell, Otavio, Pepe, Mario, Gonzalez, Varela, Galeno, Pepe, Conceicao, Evanilson.

/Telegrafi/


Shtuar 12.03.2024 20:48