Football Insider: Real Madrid planifikon rikthimin e CR7

Raportohet se Real Madrid po planifikon një ribashkim të bujshëm në merkaton e janarit me Cristiano Ronaldon, raporton Football Insider.

Ka një ndjenjë mes atyre që janë afër Unitedi se ylli portugez, është i papërshtatshëm për lojën e presionit të lartë që Rangnick po kërkon të zbatojë.

Portugezi tashmë është larguar nga Djajtë e Kuq për Realin një herë në karrierën e tij mahnitëse, në vitin 2009, ku pastaj pati nëntë vite plot gola te Los Blancos, ku shënoi 450 gola nga 438 ndeshje.

Ronaldo nënshkroi një kontratë dyvjeçare Me Man United që zgjat deri në verën e vitit 2023 dhe ka një opsion prej 12 muajsh shtesë.

Ai ka nisur mirë sezonin me Djajtë e Kuq duke shënuar 12 gola në 18 ndeshje mes mes Premier League dhe Ligës së Kampionëve.


Shtuar 10.12.2021 17:39