Duket se humbja shtëpiake përballë Rumanisë ka trazuar situatën në kampin e Kosovës. Ndërkohë që skuadra dardane po përgatitet për ndeshjen e radhës kundër Qipros, Federata njofton se tre lojtarë janë përjashtuar nga grumbullimi i ekipit kombëtar.
Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija largohen nga grumbullimi pasi kanë thyer rregulloren e ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi Franco Foda dhe Federata. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së
“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”, shkruhet në njoftimin e Federatës Kosovare të Futbollit.