Foda: E gjithë Austria mund të jetë krenare për këtë ekip

Austria është eliminuar mbrëmë në Kampionatin Evropian pas humbjes ndaj Italisë 2-1.

Austria është mposhtur mbrëmë nga Italia me rezultat 2-1.

Përkundër humbjes austriakët treguan shpirt luftarak, pas ndeshjës trajneri i Austrisë Franco Foda dha një deklaratë ku tha:

“Sigurisht që të gjithë jemi të zhgënjyer me eliminimin, por e gjithë Austria mund të jetë krenare për këtë ekip. Në fillim, ne donim të sulmonim lartë, por Italia ishte shumë e fortë dhe ishin në gjendje të luanin mënyrën e tyre të lojës përmes presionit tonë “.

“Unë kurrë nuk kam marrë kaq shumë komplimente nga një kundërshtar, ishte një lojë e shkëlqyeshme “.

“Ju patë mbi 120 minuta që ishte një ndeshje shumë e baraspeshuar. Ju e patë që ekipi ishte i uritur dhe treguan shpirt luftarak. Nga shtatori, ne duhet të përgatitemi sa më mirë që të jetë e mundur sepse duam të shkojmë në Kupën e Botës në Katar “.

Austria e mbyll aventurën në “Euro 2020” pas një ndeshje shumë të mirë që zhvilluan por që në fund pësuan humbje nga ‘Azzurët’.


Shtuar 27.06.2021 09:19