Trajneri i Barcelonës, Xavi shpjegoi pse sulmuesi brazilian Roque ka pasur vështirësi të gjejë minuta që kur iu bashkua klubit në janar.
Që kur u transferua në La Liga nga Athletico Paranaense, 19-vjeçari është paraqitur në 11 ndeshje në kampionat nën drejtimin e Xavit dhe ka arritur të luajë vetëm 276 minuta në fushë.
Sipas raportimeve të fundit, gjigantët katalanas po planifikojnë të huazojnë lojtarin në afatin e ardhshëm të transferimit të verës, por agjenti i lojtarit e ka bërë të qartë se klienti i tij do të konsideronte largimin vetëm nëse ai shitet përgjithmonë.
Kampionët e La Ligës 2022/23 po konsiderojnë gjithashtu opsionin e dërgimit të tij në një marrëveshje shkëmbimi për të nënshkruar me Mason Greenwood nga Manchester United pas paraqitjes mbresëlënëse të formës së anësorit me Getafen në sezonin aktual, por Xavi insiston se Roque thjesht i duhet kohë për të mësuar mënyrën e lojës së Barcelonës.
“Kështu e kishim planifikuar. Nuk e kishim planifikuar që ai të vinte kaq shpejt, e planifikuam për verës, kështu që ai mund të vazhdonte të mësonte si lojtar. Pastaj vendosëm që ishte për më e mira për klubin dhe për të, ne patëm mundësinë ta sjellim atë për shkak të lëndimeve të Gavit dhe Baldes, në mënyrë që ai të mund të stërvitej, të njihte klubin dhe shokët e tij dhe më pas të konkurronte me shokët e tij”.
“Debatin nuk e kuptoj. Ai po mëson. Përpara ka futbollistë, të cilët janë në kushte më të mira dhe prandaj luan më pak. Këto gjëra më kanë ndodhur gjithë jetën”, ka thënë Xavi.
Blaugranët do të jenë në aksion të enjten mbrëma teksa do të përballen me Almerian në La Liga në një ndeshje jashtë fushe. /Telegrafi/