Flet vëllai i Higuain: De Laurentiis e kujtonte vëllain tim idiot, ju tregoj transferimin e tij nga Napoli te Juventus

Duke folur për TuttoNapoli.net, vëllai dhe agjenti i Gonzalo Higuain Nicolas foli kështu për kalimin e tij nga Napoli te Juventus:

“Kur Juve na komunikoi që donte të paguante klauzolën, Gonzalo më tha se ai nuk dëshironte më të fliste me De Laurentiis dhe ndodhi ajo që dini. Presidenti i Napoli-t nuk e mbajti fjalën e tij, për ne në atë moment mbaroi gjithçka. Nuk ishte një çështje ekonomike, ne kishim kërkuar disa përmirësime për të ndihmuar klubin të rritej dhe të përmirësonte gjërat. Imagjinoni që Gonzalo ishte shtatë vjet te Real Madrid, po flasim për një përvojë të pabesueshme në botën e futbollit. Kur ai propozoi disa ndryshime, De Laurentiis nuk donte ta dëgjonte.”

SULMI NDAJ DE LAURENTIIS – “A njihni një person që bën një marrëveshje me vlerë 90 milion euro dhe është i trishtuar? Kur humb lojtarin tënd më të rëndësishëm, përgjegjësia e kujt është? Kur do të tregosh çdo ditë se je më i miri dhe se idioti është vëllai im… Kërkohet gjithmonë të merret futbollisti për idiot, sepse kontrollon pasionin e tifozit, presidenti jo. Kur dëshiron të jesh më i rëndësishëm se lojtarët, dhe ai është kështu, gabohet. Tani nuk dua të flas më për presidentin e Napoli-t, do t’i jepja shumë rëndësi.”

LAMTUMIRA NGA NAPOLI – “Mund të shkruaj një libër për lamtumirën e Gonzalo-s. Kanë qenë ditë të veçanta, veçanërisht për atë që përjetuam në Napoli dhe për të gjithë dashurinë që ai mori nga qyteti. Edhe unë përjetova të njëjtin emocion sepse kam shumë miq napoletanë.”


Shtuar 5.07.2021 17:53