Fjalët e para të Martial si lojtar i Sevillas

Klubi spanjoll Sevilla mbrëmë ka bërë zyrtare transferimin në formë huazimi të sulmuesit të Manchester United Anthony Martial.

Martial kalon në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni te Sevilla, ku kjo e fundit ka rënë dakord me United që të paguajë pagën e tij përgjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Ndërkaq, sot Anthony Martial mbajti konferencën e tij të parë për mediat spanjolle, ku fillimisht refuzoi të fliste për të ardhmen e tij, ndërsa më pas tregoi edhe arsyen pse dëshiroi që t’i bashkohet Sevillas.

“Huazimi im te Sevilla është i vlefshëm edhe për pesë muaj të tjerë, deri në fund të sezonit, por nuk i dihet kurrë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Do të shohim”, tha Martial.

“Unë dëshirova që t’i bashkohem Sevillas për shkak të Monchit dhe të Lopeteguit. Jam këtu për të luajtur dhe të tregojë se çfarë mund të bëjë”, shtoi më tej sulmuesi francez.

Martial kishte komunikuar drejt Manchester United që dëshira e tij e vetme është që të largohet nga gjigandi anglez këtë muaj.

Shtuar 26.01.2022 16:10