Para 18 vitesh, e gjeni dot për cilin çift bëhet fjalë? (FOTO LAJM)

Lulzim Basha është një nga figurat politike më aktive të momentin. Kryetari i Partisë Demokratike nuk i ka kursyer ekranit as histori të jetës së tij personale për të cilat ka folur herë pas here në intervista.

Në foton në fjalë, Basha dhe partnerja e tij Aurela Basha, siç shihet edhe nga veshja janë në ditën e tyre të dasmës, 8 maj të 2004-ës.

Basha ka treguar se dasma e tyre është zhvilluar me një ceremoni mjaft të madhe, në Tiranë, që siç pranon Basha ‘duhet ta ketë rrëzuar goxha nga pesha, sepse ishte shumë impenjative’. “Ka qenë ceremoni me shumë emocione, emocionet tona, të prindërve, familjes,” rikujton me nostalgji kandidati për kryeministër, i pyetur për puthjen e gjatë dhe pasionante që shkëmbeu me Aurelën ditën e dasmës. Sot të dy kanë sjellë në jetë dy vajza, Dafinën dhe Viktorian, që ‘kanë ndryshuar tërësisht ekzistencën e tyre dhe i kanë kthyer në njerëz të tjerë’.

Aurela dhe Lulzim Basha janënjohur në gjimnazin, “Sami Frashëri” në Tiranë ku kanë lindur ndjenjat e para.

“Studiuam të dy në Hollandë, Aurela për shkenca politike, unë për juridik.”

Nisur nga degët e zgjedhura, do të ishte e natyrshme që Aurela t’i ishte futur politikës, por bashkëshortja e Lulzim Bashës u tërhoq duke njohur pasionin e të shoqit për politikën. “I është kërkuar nga PS të kandidonte për deputete. Ajo e njihte pasionin tim për politikën dhe e kishte të qartë që nuk mund të merreshim të dy në politikë dhe më ka mbështetur në mënyrën më të mirë, jo vetëm si partnere dhe bashkëshorte dhe i jam shumë mirënjohës.”

Shtuar 26.01.2022 16:07