Sherr me thika mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

Pasditen e sotme, në Korçë, pas një sherri për motive të dobëta, 19-vjeçari A. T., është goditur me thikë nga shtetasi A. E., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 26.01.2022, rreth orës 15:30, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Korçë, ka shkuar shtetasi E. T., rreth 19 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 16, Korçë, me shtetasin A. E., është dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 26.01.2022 16:20