Fjalët e para të Çalhanoglu si lojtar i Interit (VIDEO)

Hakan Çalhanoglu ka folur për herë të parë si lojtar i Interit.

Turku në një intervistë për “Inter TV” ka treguar emocionet e tij lidhur me aventurën e re në klub.

“Është një gjë e madhe, e dimë që Interi është një klubi madh me skuadër të madhe dhe tifozë fantastikë, jam shumë i kënaqur që jam këtu”, tha ai.

“Duhet të presim pas pushimit, por një ndjenjë e mrekullueshme, duam të fitojmë Scudetton sërish këtë vit”, shtoi ai.

“Viti i parë ishte i vështirë për mua sepse nuk e njihja gjuhën dhe nuk njihja askënd, pastaj kam mësuar shumë dhe vit për vit jam përmirësuar. Në Milano kam shumë miq, në vitin e fundit kam luajtur mirë nën urdhërat e Piolit, edhe këtë vit do ta bëj të njëjtën gjë shrpesoj”, tha Calhanoglu.

“Po, kam folur me Inzaghin, e njoh sistemin e tij dhe kemi folur me të, më pëlqen nga ajo çfarë kam dëshuar nga ai sepse ka objektiva të mëdhenj, edhe unë dua të fitoj diçka në Itali”, shtoi ai.

“Duhet të stërvitem mirë dhe të punoj, për mua është më e rëndësishme të bëj asistime, nuk jam egoist për mua është e rëndësishme të fitojë skuadra. Kam folur edhe me Emre Berezoglun dhe më ka thënë fjalë të mira për Interin, dua të shtoj kualitet në mesfushën e Interit dhe të punoj. Objektivi është një kampionat pa lëndime dhe normal të fitoj tituj me Interin dhe të paraqitem në Ligën e Kampionëve”, vazhdoi ai.

“Përshëndetje të gjithë tifozëve dhe shpresoj të shihemi së shpejti në “Giuseppe Meazza”, forza Inter!”, përfundoi Hakan Çalhanoglu.


Shtuar 22.06.2021 22:37