Fjalët e para si lojtar i Bayern, De Ligt: I lumtur që jam në një nga klubet më të mirë në botë

De Ligt është zyrtarizuar ditën e sotme te klubi gjerman i Bayern Munich.

Mbrojtësi holandez ka folur për faqen zyrtare të klubit fjalët e para si lojtar i tyre.

“Jam shumë i lumtur që jam bërë lojtar në këtë klub të madh. Bayern është klubi më i suksesshëm në Gjermani, një nga më të suksesshmit në Evropë dhe gjithashtu në botë.

Që në fillim ndjeva një vlerësim të sinqertë nga drejtuesit e tyre. Bayern është një klub i menaxhuar në mënyrë të shkëlqyer me qëllime të mëdha.

Jam shumë i lumtur që jam pjesë e historisë së Bayern Munich”, është shprehur holandezi./ h.ll/albeu.com


Shtuar 19.07.2022 18:48