Kokë më kokë, Barcelona në Allianz Arena për “hakmarrje”, formacionet e mundshme të super sfidës

Bayern Munich dhe Barcelona do të përplasin “brirët” në “Allianz Arena” duke nisur që nga ora 21:00. Një takim shumë i rëndësishëm për të dyja ekipet, të cilat do të kërkojnë fitoren përballë një rivali direkt.

Një sfidë ku emocionet dhe loja e bukur nuk do të mungojnë, ndërsa priten dhe gola duke parë dhe ndeshjet e mëparshme që dy skuadrat kanë zhvilluar mes tyre.

Të dy trajnerët do të hedhin në fushën e lojës lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion për të bërë të mundur dhe marrjen e 3 pikëve.

Robert Lewandowski është njëri i kësaj sfide, i cili do të vihet për herë të parë përballë ish-skuadrës së tij në “Allianz Arena”, aty ku për 8 vite ka shkruar historinë me Bayern, ndërsa këtë herë do të kërkojë të shënojë gola me fanellën e Barçës.

Formacionet e mundshme:

Bayerni: Neuer, Pavard, Upamecano, Hernandez, Davies, Kimmich, Sabitzer, Gnabry, Muller, Sane, Mane.

Barcelona: Ter Stegen, Kounde, Araujo, Garcia, Balde, Gavi, Busquets, Pedri, Raphinha, Lewandowski, Dembele. /h.ll/albeu.com