Fjalët befasuese të mjekëve të PSG-së për Sergio Ramos: pas 5 orësh njohje

Fjalët befasuese të mjekëve të PSG-së për Sergio Ramos: pas 5 orësh njohje!

Cristobal Soria, një drejtues i një talk show për El Chiringuito TV, rrëfeu në program ekzaminimin e plotë mjekësor që Sergio Ramos iu nënshtrua me mjekët e PSG për t’u siguruar që dëmtimet ishin lënë pas: “Vendimi është se Ramos është si një dem”.

“Pesë orë ekzaminim mjekësor. Asnjë, as dy … pesë orë. Dhe vendimi përfundimtar ka qenë se (Ramos) është sikur të ishte 25 vjeç, si një dem. Ky ka qenë vlerësimi përfundimtar pas pesë orësh “, siguroi ai. /albeu.com/

Shtuar 9.07.2021 22:49