Fituan ndaj Arsenalit, Tuchel: E pabesueshme, skuadra tregoi guxim

Bayern Munich arriti që të fitonte çerekfinalen e dytë me Arsenal për të siguruar edhe kualifikimin në gjysmëfinalen e Champions. Gjermanët triumfuan 1-0 në Gjermani, ndërsa sfida e parë mes tyre kishte përfunduar 2-2.

Ky kualifikim është i pabesueshëm për Thomas Tuchel, i cili pas ndeshjes theksoi se skuadra e tij e meriton të jetë këtu.

Ndër të tjera nën vizoi se lojtarët treguan guxim për të mposhtur një kundërshtarë të vështirë si Arsenali.

“Është gjithmonë e pabesueshme ndjesia e mbërritjes në katër skuadrat më të mira. Arsenali ishte një kundërshtar shumë i vështirë, por ne e merituam kualifikimin.

Skuadra meriton komplimente të mëdha. Mazraoui dhe Guerriero janë teknikisht të shkëlqyer. Kishim nevojë për këtë bashkëpunim në krahun e majtë, pasi Arsenali është vërtetë i fortë në të djathtë.

Kjo fitore do të thotë shumë për mua. Pjesa e parë ishte si një lojë shahu. Askush nuk donte të bënte lëvizjen e parë apo të gabonte. Fraksioni i dytë ishte shumë më i mirë, ne treguam guxim.

Jam krenar për paraqitjen e skuadrës. Jam veçanërisht krenar për Laimer, i cili e bllokoi plotësisht Odegaard”, ka theksuar timonieri gjerman.