“Nuk besoj se do të jem e drejtë dhe e paanshme” Jep dorëheqjen njëra prej pjesëtarëve të trupit gjykues në rastin kundër Donald Trump

Njëra prej pjesëtarëve të trupit gjykues në rastin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ka dhënë dorëheqje të enjten, pasi ka thënë se ndihej e frikësuar sepse pjesë të identitetit të saj ishin bërë publike, raporton Reuters.

Juristja ka deklaruar se familja, miqtë dhe kolegët kishin kontaktuar me të pasi kishin konstatuar përmes raporteve të shtypit se ajo ishte pjesë e jurisë.

“Unë nuk besoj se në këtë pikë do të mund të jem e drejtë dhe e paanshme”, është shprehur juristja, e cila ishte një nga shtatë anëtarët e përzgjedhur të trupit gjykues.

Tani kanë mbetur gjashtë anëtarë të trupit gjykues në rastin gjyqësor kundër Trumpit dhe nevojiten edhe 11 të tjerë për të shërbyer në panelin që do të marrë vendim mbi rastin.


Shtuar 18.04.2024 18:21

Tags: