“Na mungoi shkëndija”, Arteta: Jemi të dëshpëruar, por rikthimi në Champions është pozitiv

Arsenal u eliminua nga Bayern Munich në çerekfinalen e Champions, me gjermanët që triumfuan 1-0, teksa dueli i parë mes tyre ka përfunduar 2-2.

Mikel Arteta foli pas kësaj ndeshje, me trajnerin spanjoll që theksoi se skuadra e tij nuk pati fat.

Gjithsesi Arteta e shikon gotën gjysmëplot, pasi sipas tij rikthimi në Champions League është diçka pozitive për klubin.

Siç dihet Arsenali kishte disa vite që nuk arrinte të siguronte Champions.

“Në këtë moment ekziston një dëshpërim i madh në dhomën e zhveshjes për atë se si ka shkuar kjo lojë. Kemi fituar eksperiencë dhe do të punojmë në atë se ku kemi gabuar për t’i përmirësuar ato. Në këtë nivel, margjina e gabimit është e barabartë me zero, nëse lejon asi hapësira mund të pësosh gol. Tash duhet të qëndrojmë afër lojtarëve.

Na mungoi pasimi i fundit, ishim më të mirë se ta në fund, por na mungoi shkëndija. Absolutisht po, nuk kemi luajtur në Champions për shtatë vjet dhe kemi arritur në çerekfinale duke luajtur deri në fund”, deklaroi trajneri spanjoll për “Sky Sport”.