Dusan Vlahovicsot luan për Juventusin, por sipas asaj që shkruan “Cadena Ser”, ka ekzistuar mundësia që ai të përfundonte te Reali i Madridit.
Sipas spanjollëve, pasi mësoi se Vlahovic po niste bisedimet me bardhezinjtë, Fiorentina ia ofroi lojtarin madrilenëve, duke shpresuar që ata të paguanin më shumë se 75 milionë euro.
Të lidhura
None found
Por përgjigjja e Realit ka qenë negative, sepse objektivi kryesor për sulmin e “los blancos” është Kylian Mbappe, të cilit në qershor i skadon kontrata me PSG dhe është sulmuesi i preferuar i Florentino Perez.
