Firmosi me Interin, Robin Gosens tregohet i sinqertë: Mendova seriozisht për Newcastle

Pasi u dallua te Atalanta, Robin Gosens përfundoi duke shkuar te Interi në merkaton e janarit, në një marrëveshje me vlerë 25 milionë euro.

Pavarësisht se ishte i kënaqur me lëvizjen, mbrojtësi i majtë 25-vjeçar zbuloi për Kicker se ai mori një ofertë nga milioneri Newcastle që e shtyu atë të mendonte.

Të lidhura

None found

“Mendova seriozisht për Newcastle, mendoj se është njerëzore ta supozosh këtë. Ata më ofronin shumë më tepër për të bërë të njëjtën punë në një vend tjetër. Jo të gjithë do ta mohonin atë propozim. Veç kësaj, nuk bëhej fjalë vetëm për mua, ndoshta me këto para do t’u kisha siguruar pasardhësve të mi kushte më të mira. Megjithatë, në fund, nuk doja të zgjidhja atë opsion”.

I formuar te Vitesse, Robin Gosens mbërriti në Itali në vitin 2017 për të luajtur për Atalantën. Paraqitjet e mira në Bergamo i hapën dyert jo vetëm Interit, por edhe kombëtares gjermane, madje ai u veçua në Euro-2020 kur shënoi gol ndaj Portugalisë (4-2). /albeu.com/


Shtuar më 7.02.2022 20:28

sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombullbahisjojobet girişbetebetholiganbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetbetasus girişbetasusbetasus girişBetasusKralbetmeritkingdinamobet girişmobilbahisporno videoporno izlepornotürk porno izleporno izlepornogamdom girişgamdomdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren siteleronwinGrandpashabetcasinofastjojobet girişjojobetbetwoon