Shkëputet teleferiku në Çeki, i merr jetën një personi (VIDEO)

Ditën e sotme një teleferik është shkëputur në Çeki dhe është rrëzuar në tokë.

Si pasojë e incidentit ka ndërruar jetë një person që ndodhej brenda tij.

Policia dhe punonjësit e shërbimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje pasi një nga dy kabinat e teleferikut u përplas përtokë pasditen e së dielës pranë qytetit të Liberec.

Martin Puta, kreu i qeverisë rajonale, tha se vetëm një person humbi jetën fatalisht gjatë një aksidenti.

Sipas informacioneve të publikuara në mediat lokale, 15 persona të cilët po bënin xhiro në kabinën e teleferikut, fatmirësisht nuk u dëmtuan.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet që sollën këtë tragjedi në të cilën ka humbur jetën një person.

Kjo ishte përplasja e parë me teleferik pas shumë vitesh, pasi e fundit është regjistruar në vitin 1933.

Përplasja ndodhi vetëm një ditë përpara se teleferiku të planifikohej t’i nënshtrohej një mirëmbajtjeje të planifikuar dy-javore./albeu.com/


Shtuar 31.10.2021 17:41