Fiorentina gjen zëvendësuesin e Vlahoviç

Dusan Vlahoviç është gjithmonë e më shumë larg ekipit të Fiorentinës.

Kontakti më i fundit për të është nga Juventus të cilët kërkojnë ta sjellin në Torinë në Janar.

Gjithësesi Fiorentina ka filluar të “gjuaj” për një sulmues të ri i cili do të zëvendësojë serbin.

Emri i preferuar për klubin italian është Julian Alvarez.

21-vjeçari luan për River Plate dhe sot ai paraqet shifra të frikshme në repartin ofensiv.

Alvarez deri më tani ka luajtur 14 ndeshje ku ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar 8 herë.

Kujtojmë se sulmuesi kërkohet dhe nga Milani.

Argjentinasi momentalisht ka vlerën e 20 milion euro, por nëse një klub do të interesohej për të , vlera e tij do të shkonte tek 25-30 milion euro./H.LL/albeu.com


Shtuar 29.10.2021 10:38