Shqipëria dhe Finlanda e mbyllën në barazim 1-1 pjesën e parë të përballjes së vlefshme për Ligën e Kombeve.
Skuadra e drejtuar nga Ronaldo Mara e nisi takimin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e katërt.
Të lidhura
None found
Rey Manaj shfrytëzoi harkimin nga këndorja të Kristjan Asllanit dhe me një goditje të bukur me kokë dërgoi topin në rrjetë.
Situata u vështirësua për kuqezinjtë në minutën e 22-të, kur portieri Etrit Berisha u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje jashtë zonës.
Finlanda përfitoi nga fauli pranë zonës dhe arriti të barazojë me Leo Waltan. Ky i fundit goditi fuqishëm, duke mposhtur Alen Sherrin, i cili hyri në fushë në vend të Arbër Hoxhës.
Pavarësisht se mbeti me një lojtar më pak, Shqipëria vijoi të luante në mënyrë të barabartë me vendasit, ndërsa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-1.
