Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka nisur një mbledhje në selinë e kësaj partie, ku po shqyrtohen hapat e ardhshëm lidhur me nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Të lidhura
None found
Takimin e ka konfirmuar për KP deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra.
“Mbledhja e Grupit Parlamentar të PDK-së është duke u mbajtur”, deklaroi Deliu Kodra.
Një natë më parë, Qeveria miratoi Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës. Ky vendim u prit pozitivisht nga PDK-ja.
