Finalja mes Betis dhe Çelsit luhet vetëm për prestigj dhe… 7 mln euro

Europa mëson sot fituesen e kompeticionit të tretë për nga rëndësia. Rel Betis dhe Çelsi do të ndeshen në Vroklav të Polonisë në finalen e madhe të Conference League, në një duel që vjen për publikun shqiptar nëpërmjet ekranit të Radio Televizionit Shqiptar.

Ky takim nuk do të ndikojë në sezonin që vjen për të dy klubet pasi Real Betis duke përfunduar në vendin e gjashtë në La Liga ka siguruar pjesëmarrjen e saj në Ligën e Europës 2025-2026.

E njëjta gjë vlen edhe për Çelsin, i cili ka prerë një biletë për Champion League 2025-2026 edhe pse në rast triumfi ditën e sotme do të ketë mundësi zgjedhjeje.

Për të dy ekipet rëndësi ka trofeu dhe shifra “modeste” që e shoqëron atë.

UEFA ka bërë me dije se fituesja e Conference League 2024-2025 do të përfitojë 7 milionë euro ndërsa për ekipin humbës janë gati 4 milionë euro.


Shtuar 28.05.2025 10:45

Tags: ,