Policia blindon bregdetin, gjobiten me 1 milion lekë dy biznese të tjera në Durrës

Vazhdon aksioni në bregdetin shqiptar për të ndaluar paligjshmërinë dhe penalizimin e bizneseve që shkelin rregullat e vendosura anti covid-19.

Policia Durrës ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme janë gjobitur dy persona për veprën penale ‘Prishja e qetësisë publike’ me masën administrative prej 1.000.000 lekësh.

Të lidhura

None found

Janë bërë publik edhe emrat e personave. Bekim Toro 30-vjeç dhe Majk Tulla 23-vjeç të dy banues në Durrës, të cilët ishin administrator të dy lokaleve në lagje 13 në Durrës.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë, kanë konstatuar proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasit: B. T., 30 vjeç dhe M. K., 23 vjeç, banues në Durrës, administrator të 2 subjekteve në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pasi u konstatuan duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Bekim Toro dhe Majk Tulla Gjithashtu, për të 2 subjektet është vendosur masa administrative me nga 1.000.000 lekë, për shkelje të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve. /albeu.com/

 

 


Shtuar më 11.07.2021 11:29

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş