Antimafia i rrethoi me helikopterë dhe policë, detaje nga shkatërrimi i bandës italo-shqiptare

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i djeshëm anti drogë i zhvilluar në Milano. Operacioni është zhvilluar me helikopterë dhe forca të shumta policie në orën 6 të mëngjesit. Sipas mediave italiane, si rezultat i operacionit u arrestuan 9 persona, mes tyre edhe shqiptarë.

Banda italo-shqiptare ishte e përbërë nga disa figura të njohura të familjeve të trafikut të drogës që si furnizues kishin shqiptarë.

Gjatë operacionit u arrit të sekuestrohej 10 kilogramë kokainë.

Kryetari, Giacomo Ghilardi i cili ndoqi nga afër operacionin tha: Kjo është një goditje e rëndë e cila iu shkaktua kriminelëve që kanë trafikuar për më shumë se 30 vjet në këtë lagje. Arrestimi i tyre erdhi si rezultat i një hetimi prej më shumë se një vit e gjysmë.

Shtuar 17.03.2021 01:03