FINALE/ Villarreal – Man United, statistikat dhe formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

Sonte në orën 21:00 do të luhet finalja e dytë më e rëndësishme për klube në Evropë, ajo e Europa League mes skuadrës spanjolle të Villarreal dhe asaj angleze të Manchester United, shkruan Albeu.com.

Të  dyja skuadrat vijnë deri këtu me një mneritë të plotë, duke bërë ndeshje spektakolare, sidomos skuadra e Villarreal e cila  nuk pritej t’i shkonte këtij kompeticioni deri në fund.

Na presin 90 minuta tejet emociunese ku skuadra favorite nuk ekziston.

Villarreal pritet të rreshtohet me skemën, 4-4-2 me dyshen sulmuese, Moreno – Bacca, ndërsa në krahun tjetër, Man United pritet të rreshtohet me skemën 4-2-3-1 ku sulmi do të udhëhiqet nga  sulmuesi më në formë i momentit, Edison Cavani.

Për skaudrën spanjolle mungon mesfushori veteran Vicente Iborra dhe në dyshim janë, Samuel Chukwueze dhe Juan Foyth ndërsa në krahun tjetër Solskjaer nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin francez Anthony Martial dhe mbrojtësin Phil Jones, kapiteni Harry Maguire mbetet në dyshim.

Interesante është statistika se skuadrat kanë dalë në barazim 0-0 në 4 ndeshjet e fundit që janë përballur në të gjitha kompeticionin çka rrit shanset që ndeshja të përcaktohet në shtesë ose me goditjet e penalltive.

Villarreal është i pamposhtur në Europa League në 14 ndeshjet e fundit ndërsa “djajtë e kuq” kanë shënuar të paktën 2 gola në 4 ndeshjet e fundit në këtë kompeticion. /albeu.com/


Shtuar 26.05.2021 10:07