FIFA ka hapur një hetim pas akuzave për ngacmime seksuale të supozuara ndaj fëmijëve nga disa trajnerë futbolli në Gabon.
“Duke pasur parasysh peshën e akuzave, ne mund të konfirmojmë se komiteti i pavarur i etikës i FIFA-s ka hapur një hetim”, tha një zëdhënës i Federatës për agjencinë AFP.
Patrick Assoumou Eyi, ish-trajneri i kombëtares gaboneze U17, u arrestua nga autoritetet përkatëse më 20 dhjetor me akuzën “përdhunim ndaj të miturëve”./ h.ll/albeu.com