Lojtarët e Partizanit do të luajnë kundër Feyenoord-it në finalen e 1/8 të Ligës së Konferencës.
Ish-fituesi i Kupës së Kampionëve dhe klubi i tretë më trofetar në Holandë pas Ajax-it dhe PSV-së njihet për tifozët e famshëm dhe futbollin e mirë.
Sidoqoftë, një “huligan i vogël” shënoi fillimin e shekullit të 21-të. Fotoja nga një ndeshje e vitit 2002 u bë hit i vërtetë në botë, madje sot pas 20 vitesh shihet shpesh në rrjetet sociale.
Aty shfaqet biondi i vogël, Mickey Wilson, i cili përveç shprehjes së inatosur, u tregon kundërshtarëve gishtin e mesit. Djali i vogël tashmë është rritur, por dashuria për Feyenoord nuk ka munguar, aq më tepër është shumë më e madhe.
Mickey ndjek rregullisht ndeshjet me babain e tij, ai është një tifoz besnik, madje ka një tatuazh kushtuar klubit të tij të preferuar.
Ka shumë mundësi që ta shohim me babanë edhe në Beograd. /albeu.com/
Mikey Wilson (middle finger kid): then and now. #Feyenoord #football pic.twitter.com/ih2JN6QmJu
— Photos of Football (@photosofootball) February 17, 2015