Festa në shtëpinë McKennie, Dybala e Arthur mund ta pësojnë keq

Probleme në sfond për Weston McKennie dhe disa shokë të tjerë të Juventusit.

Mesfushori ka organizuar një festë në apartamentin e tij me rreth një duzinë mysafirë duke përfshirë Arthur dhe Dybala .

Karabinierët arritën të hynin në shtëpinë e amerikanit vetëm pas një ore negociatash.

Për lojtarët, përveç gjobës së mundshme që arrin nga Juventusi, ekziston edhe rreziku i raportimit për rezistencë ndaj zyrtarëve publikë.

Kjo pasi përveç organizimit të një feste në shkelje të rregullave anti-Covid dhe shtrirjes së saj përtej kohës së ndalimit të orarit, askush nga të pranishmit në banesën e McKennie nuk donte të hap portën , duke i lënë ushtrinë të hyjë vetëm pas një ore negociatash.

Të pranishmit janë raportuar të gjithë dhe do të sanksionohen, por mund të mos mbarojë këtu.

Është e mundshme që, përveç gjobave të vendosura nga policia, për McKennie, Dybala dhe Arhur do të marra masa dhe Juventusi.

Klubi i Juventusit, pasi të ketë dëgjuar lojtarët e tij të regjistruar, do të vendosë për çdo sanksion disiplinor.


Shtuar 1.04.2021 14:38