Ferran Torres për Dembele: Do e rrëmbeja që ta mbaja te Barcelona!

Ousmane Dembele në verë del lojtar i lirë, por Barcelona nuk ka hequr dorë dhe po përpiqet të rinovojë kontratën me francezin.

Deri në janar dështoi t’ia dilte dhe tani kanë nisur sërish tratativat. Në lidhje me Dembele trajneri Xavi ka thënë se nëse do të ishte në dorë të tij do të firmoste menjëherë.

Në lidhje me francezin është “ngacmuar” në konferencën për shtyp edhe Ferran Torres, i cili ka deklaruar mes të tjerash:

“Do ta rrëmbeja Dembele te Barcelona. Është një klub i mirë, një nga më të mirët në botë. Gjithsesi ka gjëra që nuk janë puna jonë. Është vendimi i tij. Sido që të vendosë, unë i uroj më të mirat”. /h.ll/albeu.com


Shtuar 7.04.2022 14:17